Home / Lajme / Botë / Irani dhe Rusia kundër sulmeve të Amerikës në Siri

Irani dhe Rusia kundër sulmeve të Amerikës në Siri

Uashingtoni nisi mëngjesin e sotëm ofensivën e parë ajrore kudër regjimit të Bashar Al-Asadit ku objektiv ishte aeroporti ushtarak sirian “Al-Shayrat”.

Sulmi është mirëpritur nga shumica e vendeve perëndimore dhe Turqia, ndërkohë që kundër janë rreshtuar Moska, dhe Irani.

Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike.

Ja disa nga reagimet kryesore:

Franca

Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar

Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa May.

Polonia

Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

Turqia

Kryeministri Kurtulumus e mirëpriti aksionin. Ai i tha Fox-it turk se qeveria siriane duhej të ndëshkohej.

Rusia

Në deklaratën e parë publike ndaj sulmeve ajrore në Siri, Kremlini ka dënuar ofensivën duke theksuar se ajo “dëmton në mënyrë të konsiderueshme lidhjet SHBA-Rusi”. Moska thotë se sulmet ishin një “pretekst i shpikur” duke pretenduar se ushtria siriane nuk pa përdorur armë kimike. Presidenti rus Vladimir Putin i sheh sulmet si një përpjekje për të shmangur vëmendjen e botës nga vdekjet e civilëve në Irak, ku 150 persona kanë humbur jetën pas sulmeve ajrore të koalicionit.

Irani

“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA. “Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në Siri dhe rajon”, shtoi zëdhënësi.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *