Home / Lajme / Botë / Irani zotohet: Vdekje Izraelit (FOTO)

Irani zotohet: Vdekje Izraelit (FOTO)

Irani sot ka mbajtur një paradë ushtarake, ku ka shpalosur armatimin, mirëpo me një shenjë mjaftë kërcënuese ndaj shtetit të Izraelit. “Vdekje Izraelit” ishte parulla e shkruar në paradën ushtarake iraniane

Ceremonia u mbajt në kryeqytetin e Iranit, Tehran, në Ditën Kombëtare të Ushtrisë së Iranit, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Hassan Rouhani ka mbajtur një fjalim në këtë ceremoni ku ka përgëzuar ushtarët dhe komandantët për paraqitjen e tyre.

Në paradë u paraqiten tanket, armatim i rëndë, aeroplanë ushtarakë, sisteme të radarit dhe armë të tjera ushtarake.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *