Home / Lajme / Rajon / Ish kreu i KQZ-së, Kume: Partitë afat edhe sot të regjistrojnë kandidatët

Ish kreu i KQZ-së, Kume: Partitë afat edhe sot të regjistrojnë kandidatët

Partia Demokratike përmes Ored Bylikbashit njoftoi se mbrëmë ka skaduar afati për regjistrimin e listave të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por kjo kundërshtohet nga ish-kreu i KQZ Kristaq Kume.

Sipas Kumes sot është afati i fundit që subjektet e regjistruara në zgjedhje të paraqesin listat e deputetëve.

“Sipas Kodit Zgjedhor subjektet duhet të paraqesin në zgjedhje listat jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve që do të thotë se jo më vonë se sot. Sot është dita e fundit, sot është dita e 50. Ora 00:00 është afati i fundit që subjektet që janë të regjistruar të kenë të drejtën të paraqesin listat”, tha Kume në një lidhje telefonike për Report Tv.

Kume u shpreh se pas skadimit të afatit në fund të kësaj dite në rastin e një dakordësie politike Kodit Zgjedhor mund t’i ndryshohet dispozita që parashikon afatet për regjistrimin  partive si subjekte zgjedhore që pasohen nga regjistrimi i listave të kandidatëve.

“Kodit mund t’i ndryshohet dispozita që parashikon këtë afat. I shtohet kësaj dispozite ndryshimi afateve por edhe e data e regjistrimit të partive dhe listave, sepse ndryshimi i datës nuk të jep të drejtën të regjistrosh kandidatët nëse nuk je regjistruar si subjekt. Me një dispozitë të përkohshme  në  kushtetutë mund të ndërhyhet në kod përmes një marrëveshje që zgjat mandatin e Kuvendit deri në datën  kur do të bëhen zgjedhjet”, deklaroi Kume.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *