Home / Lajme / Rajon / Ish kryeministri Bajram Rexhepi ende pa vetëdije, gjendja e tij s’ka ndryshuar

Ish kryeministri Bajram Rexhepi ende pa vetëdije, gjendja e tij s’ka ndryshuar

Ish kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi është ende pa vetëdije, që kur është dërguar në Kujdesin Intensiv pas një sulmi në tru që e pësoi të hënën mbrëma.

Kështu tha  zëdhënësi i QKUK’së Shpend Fazliu. Ai tha se Bajram Rexhepi vazhdon të jetë nën kujdesin e mjekëve intensiv.

“ Jo, gjendja e tij shëndetësore  nuk ka ndryshuar nga ajo që kemi raportuar. Ish kryeministri vazhdon të jetë pa vetëdije”, tha Shpend Fazliu.

Zyrtarë të QKUK-së thanë gjatë ditës  se Bajram Rexhepit i është bërë CT-ja ndërkohë që po presin për rezultatet.

Familjarët e Bajram Rexhepit nuk deshën të flasin për këtë rast.

Ish kryeministri është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *