Home / Lajme / Rajon / Ish- kryeministri Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ish- kryeministri Bajram Rexhepi ka pësuar sulm në tru, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Ish kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ndodhët i shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Mjeku kujdestar ka treguar ekskluzivisht për ‘Indeksonline’, se ish kryetari i Mitrovicës ka pësuar sulm në tru. Në kushte anonimiteti, ky doktor ka thënë se Rexhepi aktualisht është pavetëdije.

“Fillimisht ai ka qenë në neurologji. Pastaj e kanë sjellë në intensive. Janë bërë krejt analizat, me zemër është mirë. Ka pasur sulm në tru. Është pa vetëdije. Por, gjendja është stabile”, ka thënë mjeku kujdestar.

Rexhepi është dërguar në QKUK mbrëmë rreth orës 20:00.

Dhoma ku po trajtohet ai është nën masa të sigurisë.

Ekipi i ‘Indeksonline’, është aktualisht në QKUK dhe do të sjellë detaje të reja për gjendjen shëndetësore të Rexhepit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *