Home / Lajme / Ish-vjehrra: Pas ndarjes babai i resë na tha se ia kemi borxh katër gjaqe dhe 200 mijë euro

Ish-vjehrra: Pas ndarjes babai i resë na tha se ia kemi borxh katër gjaqe dhe 200 mijë euro

Katër gjaqe dhe 200 mijë euro ia ka kërkuar i ndjeri, Ismet Sfishta, familjes së ish-dhëndrit, para gjashtë vjetësh, kur vajza e tij ishte ndarë nga burri, sipas ish-vjehrrës, Fatime Sherifi.

Ajo ka dëshmuar të hënën në gjykimin që po zhvillohet kundër burrit të saj, Hysen Sherifi, i cili është akuzuar për vrasjen e baballëkut të djali, Ismet Sfishta, në vitin 2015 në Komunën e Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Para gjykatës, dëshmitarja ka thënë se në ditën kritike ka qenë e pranishme kur ka ndodhur vrasja. Mirëpo, sipas saj, burri nuk ka dashur ta vrasë të ndjerin, por këtë e ka bërë në vetëmbrojtje.

“..ai (Ismeti) ka ardhur dhe na ka sulmuar para derës së shtëpisë. Unë dhe Hyseni kemi qenë duke hyrë me veturë në shtëpi. E ka goditur burrin me kamionetë të bardhë dhe e ka gjuajtur mbi haubë të veturës sonë. Pastaj burri ka dalë nga ana ime dhe e ka nxjerrë revolen. Në ato momente Ismeti ka tentuar edhe një herë të na godasë dhe pastaj burri ka shtënë në drejtim të tij”, ka rrëfyer Fatimja.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *