Home / Lajme / Rajon / Ismet Beqiri vazhdon fushatën, paralajmëron se ndryshimi do të ndodhë në Prishtinë (FOTO)

Ismet Beqiri vazhdon fushatën, paralajmëron se ndryshimi do të ndodhë në Prishtinë (FOTO)

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, po vazhdon takimet me qytetarët e komunës së Prishtinës. Takimin e fundit e ka mbajtur mbrëmë me banorët e Kodrës së Trimave, ka njoftuar vetë Beqiri në Facebook.

 Beqiri ka paralajmëruar se ndryshimi do të ndodhë.

“Sonte mbajtem takimin e radhes me qytetar të nëndegës së V-të të Degës së LDK-së në Kodren e Trimave.Vazhdojm me identifikimin e kërkesave të qytetarëve të kësaj pjese të lagjes së Prishtinës dhe realizimin e tyre. Ndryshimi do të ndodh. I.Beqiri”- ka shkruar Beqiri në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ish-Kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri nuk është përgjigjur as të dielen thirrjeve të Express për të folur lidhur me mundësinë e rikandidimit për të udhëhequr me qytetin më të rëndësishëm në Kosovë.

Aktualisht, Ismet Beqiri ka pozitën e Sekretarit të Prishtinës të LDK’së dhe është Shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie.

Ish kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, ka shfaqur ambiciet e tij për ta udhëhequr kryeqytetin edhe për një mandat. Ka disa javë që ai ka filluar të mbajë takime e mbledhje me anëtarë e simpatizantë të LDK-së nëpër pjesë të ndryshme të Prishtinës.  Këto aktivitete po i poston në faqen e tij zyrtare në Facebook, madje disa prej tyre edhe janë sponsorizuar. Ka nisur të përdorë edhe një slogan “Për Prishtinën tonë”.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *