Home / Lajme / Rajon / Itali – Ndërtuesi shqiptar kapet me kokainë: Kam shumë borxhe

Itali – Ndërtuesi shqiptar kapet me kokainë: Kam shumë borxhe

Një pronar shqiptar  i një firme të vogël ndërtimi është arrestuar nga policia italiane,pasi u kap me një sasi prej 600 gr kokainë në makinë.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u arrestua dy ditë më parë në autostradën e Arrezzo-së në Breshia.

Policia ka arrestuar shtetasin shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet me dije nga media italiane, pas kontrollit që është bërë në makinën e tij.

Shqiptari ka treguar në polici se ndërmarrja e tij e vogël në sektorin e ndërtimit falimentoi dhe se ai kishte shumë  borxhe.  Për këtë arsye kishte filluar “biznesin” për shitjen e drogës, e cila kishte destinacion Amerikën Latine.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *