Home / Lajme / Kronika e zezë / Itali: Policia ndalon shqiptarin dhe i gjen 260 kg drogë

Itali: Policia ndalon shqiptarin dhe i gjen 260 kg drogë

Një i ri nga Shqipëria ka përfunduar në prangat e policisë së Romës, në Itali, pasi në furgonin që drejtonte, iu gjet 260 kg kanabis sativa. Sipas policisë së vendit fqinj, 20-vjeçari po drejtonte mjetin me shpejtësi të lartë, dhe kjo ka qenë arsyeja e ndalimit. Pas verifikimeve, përveç konstatimit të drogës në furgon, i riu nuk kishte as leje drejtimi.

Gjatë kontrollit, i riu shqiptar ka shfaqur shenja nervozizmi duke bërë që policia të kontrollojë mjetin, por edhe të riun.

Droga ishte vendosur në pjesën e pasme të furgonit, e ndarë në 44 pako. Menjëherë, 20-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në qelitë e burgut të “Regina Coeli”, ndërsa i janë sekuestruar edhe 500 euro që i kishte me vete.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *