Home / Lajme / Rajon / Itali – Shqiptarët nga Kosovës manifestim në Venecia: Jo terrorizmit!

Itali – Shqiptarët nga Kosovës manifestim në Venecia: Jo terrorizmit!

Dhjetëra shtetas kosovarë e shqiptarë kanë manifestuar në urën Rialto të qytetit të Venecias për t’i thënë Jo terrorizmit.

Me parulla e sloganet “Faleminderit Italia”, “Rialto nuk preket”, “Jo terrorizmit”, “Italia është e fëmijëve tanë”, “Jemi italianë”, kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër çdo akti individual që shkel ligjet e një vendi që i mikpret si dhe për të dënuar veprimet e anëtarëve kosovarë të celulës xhihadiste të arrestuar pak javë më parë në qytetin e Venecias.

Ky manifestim u organizua nga shoqata kulturore e kosovarëve në Venecia në mbrojtje të paqes e bashkëjetesës e për të shprehur qëndrimin e emigrantëve kosovarë e shqiptarë kundër çdo formë terrorizmi.

Sipas policisë italiane 4 shtetasit kosovarë , mes të cilëve dhe një minoren në moshën 17 vjec, të arrestuar në Venecia, ishin persona të radikalizuar e mbështetës të ISIS. dhe po organizonin një atentat për të hedhur në erë urën Rialto, një nga vendet më simbolike të qytetit të Venecias.

Pak ditë më parë Gjykata e Venecias ka hedhur poshtë kërkesën e avokatëve mbrojtës të kosovarë të arrestuar Arjan Babaj, Fisnik Bekaj e Daze Haziraj, të cilët kërkonin lirimin e tyre.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *