Home / Lajme / Botë / Ivanka Trump në samitin e grave të Berlinit: Jam krenare për babanë tim

Ivanka Trump në samitin e grave të Berlinit: Jam krenare për babanë tim

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde moren pjesë në një tryezë të rrumbullakët në kuadër të samitit “Women 20” organizuar në kuadër të presidencës gjermane të G20-s.

Në samitin e ashtuquajtur “Gratë20” W20  janë mbedhur rreth 100 të deleguar të grupit të vendeve të G20-s përfshirë dhe drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ministren e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe mbretëreshën Maxima të Holandës.

Ivanka mbrojti hapur Presidentin amerikan përsa i përket politikës familjare. “Unë jam shumë krenare për babanë tim. Para se të bëhej President ai është angazhuar për familjet.” , tha ajo edhe pse kjo u prit me reagime të zemëruara nga publiku,

“Kam dëgjuar kritikat në media.  Por unë e di që im atë ka mbajtur gjithmone një qendrim pozitiv ndaj grave. Ai është shumë i bindur që gratë kanë potencialin dhe aftësitë për ta bërë një punë po kaq mirë sa meshkujt,” u shpreh vajza e Presidentit amerikan.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *