Home / Kryesoret / Ivanov është zgjedhur president me votat e shqiptarëve

Ivanov është zgjedhur president me votat e shqiptarëve

Gjorgje Ivanov në zgjedhjet e 2014 që fitoi përballë kundërkandidatit Stevo Pendarovski edhe në raundin e dytë ka fituar një numër të konsiderueshëm të votave shqiptare, edhe ate në bastione të pastra etnike shqiptare, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave që ka siguruar INA nga votimet në raundin e dytë zgjedhor Ivanov ka siguruar vota shqiptare, edhe pse partia shqiptare BDI kishte thirrur për bojkot të zgjedhjeve, për shkak të refuzimit të kërkesës së saj për një president koncensual. Megjithatë siç mësohet, partia e VMRO-DPMNE ka arritur të nxjerrë vota shqiptare.

Ja rezultatet nga disa vendbanime dhe njësi ku ka votues kryesisht shqiptarë:

Likovë –      589 vota

Haraçinë –   376 vota

Bogovinë  – 1661

Vrapçishtë – 2300

Dibër             1944

Zhelinë         1633

Saraj              2750

Studeniçan    1829

Këto ishin vetëm disa nga vendbanimet që janë të banuara me shumicë absolute shqiptare.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *