Home / Kryesoret / Ivanov i mbylli derën Karl Bildt-it

Ivanov i mbylli derën Karl Bildt-it

Presidenti Gjorgje Ivanov i ka mbyllur derën ish-shefit të diplomacisë suedeze, aktualisht kryesues i Institutit të Analizave të Këshillit Evropian për Politika të Jashtme.

Bildt sonte përmes twitter lajmëroi se ka mbërritur në Shkup, dhe se ai do të qëndrojë për një vizitë të shkurtër, ku do të takojë krerët e VMRO-DPMNE, LSDM, BDI, Aleancen dhe BESA, informon INA.

Nga kabineti i Ivanovit kanë theksuar se Bildt ka kërkuar takim, por përgjigja ka qenë se presidenti ka pasur agjendë tjetër.

Por Bildt do të takojë edhe ambasadorë të vendeve të BE-së dhe ekspertë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *