Home / Kryesoret / Ivanov injoron edhe amerikanët – (VIDEO)

Ivanov injoron edhe amerikanët – (VIDEO)

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hojt Brajan Ji i cili të hënën do të zbresë në Shkup do të takojë vetëm liderët e partive politike duke anashkaluar një takim me presidentin Ivanov. Mësohet se Ji do të kërkojë nga liderët e partive që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe shumicën parlamentare për të mundësuar formimin e Qeverisë së re.Hojt Ji është diplomati i parë amerikan i cili vjen pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe vizitave të një pas njëshme të funksionarëve nga Brukseli. Vizita e tij vjen pas deklaratës së zëdhënësit të Departamentit Amerikan të Shtetit i cili gjithashtu kërkoi formimin e shpejtë të qeverisë.Nga qendra e Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki  dërgoi edhe mesazh në raport me disa presione të huaja për atë nëse dhe kur duhet të ketë zgjedhje të reja parlamentare me qëllim të daljes nga kriza politike në Maqedoni.

“Nuk mendoj se vendimin për atë nëse do të ketë zgjedhje dhe kur do të ndodhin ato duhet ta sjellë dikush jashtë Republikës së Maqedonisë. Ky është vendim që duhet ta sjellim në Republikën e Maqedonisë dhe mënyra e vetme në të cilën mund të arrijmë marrëveshje rreth kësaj është përmes institucioneve demokratike. Me fjalë të tjera, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë vendos, qytetarët e Republikës së Maqedonisë kanë të drejtë të japin mandat për një vendim të këtillë. Pika e parë është që të ndihmohet në kthimin e perspektivës evropiane për Republikën e Maqedonisë, e cila në vitet e fundit, krahas shumë rekomandimeve, sikur u zhduk nga horizonti dhe në njëfarë mënyre ndihmoi që të imponohet axhenda e luftës me një situatë krize politike. Zgjidhja edhe për zgjedhjet edhe për tejkalimin e krizës, duhet të gjendet nëpër institucionet e Maqedonisë edhe në kuadër të një procesi demokratik”, tha Poposki.

Në ndërkohë ambsadori I bashkimit Evropian Samuel Zhbogar ka përshëndetur takimet e liderëve për të gjetur zgjidhjen e krizës.

“Mendoj se është mirë që  liderët gjithmonë duhet të takohen dhe të zhvillojnë bisedime.Kuvendi është duke punuar dhe kanë mundësi atje të bisedojnë për disa çështje. Por dua të theksoj se për  funksionimin normal të shtetit me rëndësi është të ketë dialog institucional dhe kuvendi është vendi ku duhet të zvhillohet debate”, tha Zhbogar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *