Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov kërcënon Zaevin!

Ivanov kërcënon Zaevin!

Lidhja social-demokrate vlerëson se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov vazhdon me lojërat e rrezikshme të orkestruar nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, që mund të thellojnë edhe më shumë krizën në vend.

Deklarata e presidentit se lideri opozitar, Zoran Zaev ka hyrë në lojëra të rrezikshme dhe se mund të përfundojë në burg lidhur me bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve, sipas LSDM-së, dëshmon qartë se kreu i shtetit vazhdon të jetë në shërbim të Nikolla Gruevskit.

Presidenti Ivanov edhe njëherë dëshmoi se është vetëm se shërbëtor i Gruevskit dhe familjes së tij. Edhe njëherë ai nuk foli me gojën e tij por më gojën e Gruevskit dhe Mijallkovit. Ai nuk ka forcë as të kërcënojë e as të dëmtojë dikë. Kjo tregon se qëllimi i tij vazhdon të jetë destruktiv dhe në shërbim të VRMO DPMNE-së”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, duke shtuar se prononcimet e tilla të Ivanovit dhe kritikat e tij në adresë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk janë gjë tjetër vetëm se përpjekje e tij dhe e Gruevskit për t’i ikur përgjegjësisë nga shkeljet që kanë bërë.

Ata vazhdojnë me avazin e vjetër dhe të gjithë u kanë faj. Ata vazhdojnë të kërkojnë fajtorë kujdestar. Në këtë rast, sipas tyre, ata janë faktori ndërkombëtar dhe subjektet politike shqiptare. Ata nuk kanë rrugëdalje dhe e dinë se nuk mund t’i ikin drejtësisë. Për të gjithë këto obstruksione dhe shkelje të Kushtetutës sigurisht se edhe Ivanovi së bashku me Gruevskin një ditë do të japin llogari”, thotë Zeqiri.

Presidenti Ivanov, në intervistën për gazetën austriake Wienner Zeitung, gjithashtu ka shprehur kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila sipas tij, “përmes një telefonate ka prishur në momentin e fundit koalicionin VMRO-BDI”, e në anën tjetër nuk ka dënuar siç thotë “platformën shqiptare”.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *