Home / Kryesoret / Ivanov nuk ndryshon qëndrimin, vendi drejt izolimit – (VIDEO)

Ivanov nuk ndryshon qëndrimin, vendi drejt izolimit – (VIDEO)

Presidenti Gjorge Ivanov sot deklaroi se mandati për formimin e Qeverisë nuk do të dorëzohet derisa nuk shmangen pengesat juridike dhe politike.

“Derisa ato pengesa nuk shmangen unë nuk mund të marr vendim i cili do të kontestohet. Nëse kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja për përgjegjësinë time. Prandaj kërkoj dhe insistoj që pengesat juridike dhe politike të shmangen”, transmeton Televizioni Koha.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse ndjen përgjegjësi në lidhje me pasojat e krizës, Ivanov tha se ai e respekton Kushtetuën dhe praktikën nga viti 1992 dhe se ndjen përgjegjësi për krizën. Krizën institucionale, shtoi Ivanov nuk do ta kishim derisa nuk do ta kishim platformën e cila nga kriza politike na çoi në krizë institucionale.Presidenti i Maqedonisë theksoi se pikërisht për shkak të platformës e cila u paraqit pas zgjedhjeve parlamentare Maqedonia nuk mund të zgjedhë kryetar të Parlamentit, as ndërkaq të fillojë proces për formimin e Qeverisë, transmeton Televizioni Koha.

Në ndërkohë analistët për Televizionin Koha thanë se vlerësojnë se Ivanov tashmë është duke e izoluar vendin.

Përndryshe, tashmë Ivanov ka refuzuar të takohet me komisionerin e Bashkimit Evropian Johanes Han dhe së fundmi me ish diplomatin suedez Karl Bildt. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *