Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov: Pa largimin e pengesës juridike dhe politike nuk mund ta jap mandatin

Ivanov: Pa largimin e pengesës juridike dhe politike nuk mund ta jap mandatin

Derisa nuk largohen pengesat ligjore dhe politike nuk mund ta jap mandatin për përbërjen e qeverisë, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një intervistë për televizionin shtetëror hungarez MTVA.

Sipas Ivanov, ekziston problem juridike dhe politik për përcaktimin e mandatit për përbërjen e qeverisë. Problemi politik, gjegjësisht platforma e Tiranës, sipas Ivanov, është më esencial.

“Shumica është siguruar me shantazh – të pranohet platforma e partive shqiptare të Maqedonisë e cila është sjellë në Tiranë në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo në pajtim me Kushtetutën tonë dhe në pajtim me ligjet tona është sjellje e Maqedonisë në situatë vartëse dhe në varësi të një shteti tjetër. Kjo është edhe vepër ndëshkuese, por edhe është në kundërshtim me betimin tim të dhënë kur e kam marrë funksionin president, sepse unë jo vetëm që në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të ndershme duhet ta kryejë funksionin e presidentit, ta mbroj Kushtetutën dhe ligjet, unë jam përgjegjës për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Maqedonisë”, thotë presidenti Ivanov për MTVA hungareze.

Sipas tij, nëse ia jep mandatin dikujt që e ka pranuar platformën e një shteti të huaj do të sillet në pikëpyetje pavarësia e shtetit.

Presidenti i Maqedonisë sqaron se vendimi i tij është preventiv, me qëllim që të mos krijohen edhe më shumë probleme.

“Nëse nuk e respektoj Kushtetutën secili mund të hapë çështjen për përgjegjësinë time si president, sepse nuk e kam respektuar Kushtetutën. Prandaj disa politikanë, duke e shfrytëzuar situatën e tillë në rajon, krijojnë shfaqje se dikush ka diçka personale kundër tyre. Jo. Duhet të respektohet Kushtetuta dhe procedura e cila veç më ekziston, sepse nëse ajo nuk respektohet, vendimet dhe qeveria e cila do të krijohet pa respektimin e bazave kushtetuese do të jetë qeveri jostabile dhe do të kontestohet”, thekson Ivanov për televizionin hungarez MTVA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *