Home / Kryesoret / Ivanov: Platfroma shkurton të drejtat në Maqedoni – (VIDEO)

Ivanov: Platfroma shkurton të drejtat në Maqedoni – (VIDEO)

Thelbi i deklaratës së partive shqiptare është ndryshimi i rendit kushtetues të Maqedonisë dhe nga shtet multietnik Maqedonia të shndërrohet në shtet bietnik. Për të bërë një krahasim mund të them se Maqedonia mund të shndërrohet në Qipro vetëm se Maqedonia nuk është ishull, thotë presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin kombëtar kroat HTV.

“Qëllimi i deklaratës së Tiranës është që këto 20 për qind të ndryshohen, gjuha shqipe të jetë e njëjtë me gjuhën maqedonase. Me këtë shkurtohen të drejtat që i kemi në Maqedoni, sepse turqit kanë komunë në të cilën gjuha turke është zyrtare, shkollat janë në gjuhën turke . Ne kemi komunë rome në të cilën gjuha rome është zyrtare, gazeta zyrtare është në gjuhën rome, gjithashtu shkollat janë në gjuhën rome. Edhe serbet kanë komunë në gjuhën serbe. Kështu që me deklaratën e Tiranës këto të drejta do ti takonin vetëm një etniteti, vetëm shqiptarëve”, deklaroi Ivanov, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër LSDM vlerëson se proceset demokratike do të vazhdojnë dhe duhet të mundësohet transferim i qetë i pushtetit sipas vullnetit të shumicës së qytetareve, thanë nga LSDM përmes një kumtese me shkrim.

“Vullneti i shumicës do të respektohet sipas Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve. Maqedonia do të ketë kryetar legjitim të Kuvendit, Kuvend funksional dhe qeveri reformuese kushtuar interesave të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas LSDM-së, pengimi i vullnetit të shumicës shkon në dëm të të gjithë qytetarëve, në dëm të shtetit dhe institucioneve dhe vlerëson se asnjë kërcënim ose retorikë e dhunshme apo provokim nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk do ta pengojë këtë. Përmes një kumtese me shkrim VMRO-DPMNE-ja ka akuzuar LSDM-në se po punon kundër popullit maqedonas.

“Krimineli Zaev dhe banda rreth tij është e pamatur. Duan t’i heshtin të gjithë ata të cilët flasin kundër Deklaratës së Tiranës dhe të cilët e kanë demaskuar tradhtinë e tyre. Ka premtuar dygjuhësi, debat për himnin, flamurin dhe stemën. Ka premtuar ndryshim të kartëmonedhave, uniforma dygjuhëshe dhe federalizim. Ka premtuar funksione shtetërore dhe me heshtjen i ka aprovuar të gjitha ofendimet dhe ka mohuar identin maqedonas”, thuhet mes tjerash në komunikatë, transmeton Televizioni Koha.

Sipas VMRO-së në panik janë edhe mediumet e kontrolluara nga LSDM respektivisht ata të Soros-it. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *