Home / Kryesoret / Ivanov: Shqiptarët duan shtetin e tyre të tretë

Ivanov: Shqiptarët duan shtetin e tyre të tretë

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, gjatë një interviste për gazetën kroate “Globus”, ka deklaruar se qëllimi i partive shqiptare është ta barazojnë gjuhën shqipe me atë Maqedonase, dhe se nëse ia jep mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaevit, ai do të prishte pavarësinë e vendit dhe do të formonte një qeveri me platformën e një shteti të huaj.

“Deklarata Shqiptare do ta prishë Maqedoninë nga ajo që e njohim deri sot dhe shtetit do t’i japë vetëm dy segmente duke e bërë Maqedoninë shtet etnik dhe fetar të ndryshëm.

Humnera do të thellohet edhe më shumë. Qytetarët dyshojnë në qëllimet e atyre që e kanë përgatitur këtë Deklaratë.

Sipas tyre, Maqedonia do të bëhet shteti i tretë shqiptar”, ka thënë Ivanov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *