Home / Lajme / Botë / Ivanov: Soros qëndron pas djegies së Zyrës popullore

Ivanov: Soros qëndron pas djegies së Zyrës popullore

Pamë se mjete nga shtetas amerikanë, nga tatimpaguesit e SHBA-së, janë transferuar në fondacionin i cili e mban emrin e Sorosit dhe janë përdorur madje edhe për aksione të dhunshme. Një nga këto ishte edhe djegia e zyrës popullore. Dhe pa brenga të ndërgjegjes ata pohojnë se kjo ka qenë protestë, gjegjësisht mënyrë e veprimit të organizatave të tilla, deklaroi presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në intervistën për televizionin kombëtar hungarez , duke iu përgjigjur pyetjes se cili është roli i Sorosit në Maqedoni.

Ivanov shtoi se disa raste të lidhura me Sorosin tani po hapen edhe në mediat amerikane. “Do të shohim se cilat do të jenë rezultatet, edhe nga hetimet dhe nga procedurat dhe nga hapja e kësaj teme”, thotë presidenti në intervistën për televizionin hungarez.

“Për momentin, rasti Maqedonia po shqyrtohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga tink-tenkët e atjeshëm, organizata joqeveritare, madje edhe nga anëtarë të Kongresit. Me siguri, me këtë hapet çështja në kontekst më të gjerë, jo vetëm për Maqedoninë. I ngjashëm ka qenë modeli i punës dhe bashkëpunimi edhe në vende të tjera për të cilët tani ka reagime”, thotë presidenti në intervistë.

I pyetur se si e komenton faktin që disa organizata joqeveritare drejtpërdrejt tentojnë që të përzihen në politikë, Ivanov thotë se Republika e Maqedonisë është viktimë e shoqërisë civile të imponuar të cilën e imponojnë fondacione të huaja civile dhe të cilët krijojnë aktivitete të aktorëve joqeveritarë, jo sipas interesave dhe nevojave të qytetarëve.

“Ka shumë organizata joqeveritare të cilat me të vërtetë i hapin çështjet, problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet popullata. Dhe prej tyre kanë dobi edhe popullata dhe Qeveria dhe të gjithë, sepse është ndërgjegje e shoqërisë, dhe vërejnë se çka dhe se si duhet të bëhet. Por, kemi edhe organizata joqeveritare të cilat thjeshtë janë në funksion të manipulimit, presionit dhe hapje të çështjeve të cilat nuk janë në interes të qytetarëve tanë”, thekson presidenti Ivanov.

Për këtë arsye, thotë ai, ajo sferë e cila është tejet liberale, në njëfarë mënyre duhet të rregullohet. “Të dihet se kush jep para, prej nga vijnë ato para, cili është qëllimi i atyre shumave të mëdha milionëshe të cilat hyjnë pa i kontrolluar askush dhe thjeshtë të krijojnë probleme me të cilat nuk munden as shpejtë të përvetësohen”, thotë presidenti i Maqedonisë në intervistën për televizionin hungarez. Ivanov shton edhe se problemi më i madh i Maqedonisë është që fondacionet e huaja e kanë etnizuar shoqërinë civile dhe e kanë ndarë popullatën në bazë etnike.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *