Home / Kryesoret / Ivanov: Thërras në qetësim të situatës, liderët të takohen nesër për të gjetur zgjidhje

Ivanov: Thërras në qetësim të situatës, liderët të takohen nesër për të gjetur zgjidhje

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, ka dalë para qytetarëve të vendit për të reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku janë sulmuar fizikisht gazetarë dhe deputetë të shumicës parlamentare të cilët votuan Kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë.
”U bëj thirrje që të jeni të qetë, të mos bini në provokime dhe manipulime. Thërras në qetësim të tensioneve dhe jo dhunë, në sjellje të ndërgjegjshme, në përgjegjësi të institucioneve që duhet të respektojnë ligjet dhe Kushtetutën. Deputetët duhet të veprojnë sipas rregullore të Kuvendit që sot u shkelën. gjendja tejkalohet me respektim të Kushtetutës dhe rendit juridik, ska përgjigje që nuk zgjidhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve. Prandaj, i thërras liderët e partive politike në një takim liderësh për të diskutuar gjendjen e tanishme për të parë të gjitha mundësitë për të dalë nga situata. Liderët janë përgjejgës për të gjetur zgjidhje sipas Kushtetutës, ligjeve dhe rregullores së Kuvendit. Askush nga jashtë nuk do t’i zgjedhë problemet, por duhet që vetë të bëjmë këtë”, u shpreh Ivanovi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *