Home / Lajme / Maqedoni / Ivanovi kërcënon Zaevin: Do të shkosh në burg

Ivanovi kërcënon Zaevin: Do të shkosh në burg

Presidenti maqedonas në intervistën për “Viner Cajtung” përsëri ka kërcënuar me burg kreun e LSDM-së Zoran Zaev nëse ky i fundit nuk vjen në pushtet. Ai thotë se nuk do t’i jepte mandatin e Zoran Zaevin sepse është duke e luajtur një lojë të pabesë dhe se nuk po e bënë detyrën që ju dha, duke aluduar në Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare apo siç e quan ai “Platforma e Tiranës”.

“Ai i humbi zgjedhjet në dhjetor. Unë mendoj se ai nuk e din në çfarë loje ka hyrë. Ishte i verbër prej dëshirës për të ardhur në pushtet. Tani ndodhet në situatë delikate. Nëse nuk arrin të vijë në pushtet, ai mund të përfundoj në burg. Unë nuk kërcënohem. Institucionet e Maqedonisë në moment të caktuar do të veprojnë kundër tij, do ti hetojnë të gjitha rrethanat. Për shembull, do të jetë interesante pyetja se kush ja ka dhënë bisedat e përgjuara – kërcënoi Ivanov.”

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *