Home / Lajme / Botë / Izrael, 10 vite burg adoleshentes palestineze për “lëvizje të dyshimtë”

Izrael, 10 vite burg adoleshentes palestineze për “lëvizje të dyshimtë”

Një Gjykatë në Jerusalem ka dënuar një femër 17 vjeçare palestineze me 10 vite burg për shkak të përpjekjes së saj për të qëlluar trupat izraelite.

Vendimi kundër Malak Salman nga Jerusalemi i pushtuar Lindor u njoftua të mërkurën nga gjykata e rrethit të qytetit. Avokati i Salman, Ramzi Kteilat, e ka quajtur vendimin të padrejtë dhe ka premtuar se do ta apelojë atë në Gjykatën Supreme të Izraelit.

“Dhjetë vite është një dënim brutal, i padrejtë dhe është kundër ligjeve ndërkombëtare për një vajzë që është ende e parritur”, tha avokati cituar nga mediat ndërkombëtare.

E reja u arrestua në një pikë kontrolli jashtë “Portës së Damaskut” në Jerusalem më 9 shkurt 2016.

Sipas forcave të sigurisë izraelite, Salman u ndalua për shkak të “lëvizjes në mënyrë të dyshimtë” dhe tërhoqi një thikë nga çanta e saj kur ata u përpoqën ta kapnin atë. Ajo u nënshtrua me shpejtësi nga oficerët, pa pasur ndonjë lëndim në incident.

 

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *