Home / Lajme / Rajon / Ja çfarë shkruante Kim Jong Un për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por jo vetëm

Ja çfarë shkruante Kim Jong Un për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, por jo vetëm

Me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe çlirimit të vendit nga pushtuesit nazi-fashistë, ishin me dhjetëra mesazhet e urimit të ardhura nga vendet mike dhe pothuajse të gjithë shtetet e tjera në botë.

”I uroj presidentit Nishani sukses në punën e tij, për zhvillimin, begatinë dhe prosperitetin e vendit”, shkruhej në mesazhin e urimit.

Ndonëse vetëm formale, Shqipëria dhe Korea e Veriut kanë marrëdhënie diplomatike ndërmjet tyre, me vendin tonë që mbulon shtetin komunist nëpërmjet ambasadës në Pekin dhe Penianin që përfaqëson Shqipërinë nëpërmjet ambasadës së ndodhur në Bullgari.

Korea Veriore ka uruar Shqipërinë për festat e saj edhe gjatë vitit 2003 kur ministër i jashtëm ka qenë Ilir Meta, në 2004 urim ka marrë presidenti i Shqipërisë Alfred Mojsiu, ndërsa urime formale ka marrë edhe Korea e Veriut nga Tirana zyrtare.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *