Home / Kryesoret / Ja çka paraqet Ivanovi për LSDM-në

Ja çka paraqet Ivanovi për LSDM-në

LSDM-ja në kumtesën e sotme kërkoi nga presidenti Gjorge Ivanov të mos i dëmtojë interesat shtetërore të Republikës së Maqedonisë. Ata porositin se vullneti i shumicës do të realizohet.

“Me sjelljen e tillë të tij, Ivanov paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për interesat shtetërore të Republikës së Maqedonisë. Evropa dhe bota shikojnë se sjellja e Ivanovit nuk bazohet në kapitujt demokratik”, thonë nga LSDM-ja.

Prandaj, siç theksohet në kumtesën partiake, e tillë është edhe porosia e fundit nga liderët dhe institucionet e BE-së, që në Maqedoni e transmetoi kryetari i KE-së, Donald Tusk.

“Integrimet në BE dhe NATO janë përcaktime strategjike të qytetarëve dhe të Republikës së Maqedonisë. Proceset reformuese janë prioritet kulmor në Programin e qeverisë së re reformuese të një Maqedonie të bashkuar, e cila siguron qeverisje të të drejtës dhe jetës cilësore në një shoqëri për të gjithë qytetarët”, theksojnë nga LSDM-ja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *