Home / Lajme / Rajon / Ja kush do ta presë në aeroport Haradinajn, kjo ishte kërkesa e tij

Ja kush do ta presë në aeroport Haradinajn, kjo ishte kërkesa e tij

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të kthehet në Kosovë, por ai kishte kërkuar që krerët shtetërorë të mos dalin ta presin në aeroport.

Kur të kthehet sot, atë në aeroport do ta presin familja dhe zyrtarë të AAK’së, shkruan Periskopi.

Kërkesë të njëjtë me të Haradinajt, kishte pasur edhe gruaja e tij, Anita, e cila kishte thënë se shteti nuk kishte bërë mjaftueshëm për të.

AAK bëri të ditur se Ramush Haradinaj do tu drejtohet qytetarëve në orën 20:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *