Home / Sport / Ja kush ishin dy boksierët tjerë që e kishin rrahur Krasniqin (Video)

Ja kush ishin dy boksierët tjerë që e kishin rrahur Krasniqin (Video)

Humbja e Haxhi Krasniqit nga Arthur Abraham ishte e treta në katër vitet e fundit, e cila edhe mund t’ia mundësonte luftën për titullin e botës në kategorinë Super të Mesme
Boksieri nga Kosova, Haxhi Krasniqi mbrëmë është mposhtur pas 12 raundeve nga Arthur Abraham, duke humbur kështu mundësinë që të rrehet për titullin e botës.

Por, kjo nuk ishte humbja e vetme e Krasniqit, i cili në katër vitet e fundit kishte pësuar edhe dy humbje shumë të rëndësishme.

Fillimisht ishte mposhtur në vitin 2013 nga boksieri Nathan Cleverly për titullin e botës në WBO.

Ai ishte rikthyer sërish duke shënuar katër fitore më pas, por në garë për titullin WBA, ishte mposhtur nga gjermani Jurgen Brahmer në vitin 2015.

Krasniqit iu kishin dashur edhe dy vite më pas për të ardhur deri te meçi kundër Arthur Abraham, i cili do t’i mundësonte sërish që të luftonte për titullin e botës.

Por, ai sërish dështoi, ku mbrëmë u mposht me vendim unanim të gjyqtarëve, duke bërë disa hapa mbrapa drejt synimit të tij që të jetë më i miri në botë

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *