Home / Lajme / Ja momenti kur babai i Ramushit shpërthen në lot pas lirimit të djalit

Ja momenti kur babai i Ramushit shpërthen në lot pas lirimit të djalit

Lirimit të Ramush Haradinajt i janë gëzuar të gjithë e veçanërisht familja e tij. Hilmiu, babai i Ramushit, ka shpërthyer në lot pas marrjes së lajmit që djali i tij është i lirë.

Motra e Ramushit, Antigona ka ndarë momentet emocionuese të familjes pas marrjes së lajmit së lirimit të kreut të AAK-së, shkruan Gazeta Express.

“Lot gëzimi!”, lot gëzimi ka shkruar ajo në fotografinë që e ka postuar.

Haradinaj ishte ndaluar në aeroportin e Baselit të Zvicrës në pjesën franceze dhe prej asaj kohe ka qëndruar në qytetin e Strasburgut.

Dhe, këtë të enjte përfundimisht Gjykata e Colmar, ka dhënë verdiktin duke mos e ekstraduar Haradinajn në Serbi – ashtu siç kishin kërkuar autoritetet serbe, por duke e liruar atë.

Gjithashtu lexo

Bajram Rexhepi një burrështetas i guximshëm – (FOTO & VIDEO)

Homazhe për nder të të ndjerit Bajram Rexhepi janë zhvilluar në hollin e Kuvendit të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *