Home / Kryesoret / Ja përgjigjet për Lëvizjen BESA?!

Ja përgjigjet për Lëvizjen BESA?!

Nga Burim Proi/

Ja ku i ke përgjigjet Adnan Selmani së bashku me do tjerë që kanë shpërndarë këto pyetje nepër portale dhe pastaj përgjigju edhe ti se i ke edhe ti do pyetje këtu:

1. Ali Ahmeti dihej se nuk ishte në sallë qysh në fillim të seancës (ditës) por tregona ti se pse ata të pabesët ja mbathën me bishtin ndër shalë? Kur vetëm disa momente më parë, me dëshirën e vet thanë në foltore: “Prej lufte veç ai largohet (hik me bishtin ndër shalë) që është lindur tradhëtor”….. edhe me veprën e tyre e vërtetuan dhe e vulosën se janë tradhtarë të rëndë e jo të thjeshtë (Pra pse ja mbathën kur këto nuk qenkan tradhëtarë?)

2. Nuhiu dihet zyrtarisht se punon për MPB dhe doli publikisht e tregoi se për kë punon dhe poashtu publikisht tregoi se pse nuk pat sukses policia dhe për këte gjë filloj të arrestoj e duke i tërhekur nga puna personat që nuk zbatuan urdhërin e tij si dhe publikisht tha se do të tërhiqet, do të japë dorëheqje si përgjigje profesionale dhe morale. Ti tash tregona se për cilën është duke punuar paBesa? Si dhe a do të japin dorëheqje ata pesë deputetët që morën vota nga populli shqiptarë dhe kur erdhë momenti nuk ndejtën në parlament për me i mbrojt të drejtat e popullit shqiptarë që ua dha votën në besë për ti mbrojtur në kësi rastesh. Si PËRGJEGJËSI PROFESIONALE dhe MORALE do të japin dorëheqje edhe të pa BESËt sikurse Nuhiu e të tregohen të moralshëm dhe të përgjegjëshëm para popullit shqiptarë?

3. Çdo njeri i cilië është mirë me sytë e me trurin, duhet ta ketë vërejtur se Ziadin Sela jo vetëm që ka zemër të madhe e Guxim të madh por poashtu e ka edhe shtatin e madh sikur lis dhe nga çfarëdo fotografie ose video e asaj mbrëmje mundët me e pa se përmbi të gjithë duket vetëm koka e Ziadin Selës e kur dikush gjuan e hedh karrike dhe sende tjera, nga logjika e shëndoshë duhet ta kuptoni se të parët goditen ata që janë më të lartë e jo ata që futen nepër birucat e miut (në këtë rast ata të PaBESËt e tu). Dhe se është i lënduar keq e në gjendje të keqe e konfirmon çdo person që ishte aty në sallë, qoft deputetët, qoftë gazetarët e qoft ndonjë sulmues terrorist e edhe deputeti i VMRO që ja përmendët emrin por vetëm për ju të paBESËt nuk mjafton kjo dhe pa asnjë kokë turpi del ABDYLAKIM (aka KIM) Mehmeti e thotë se duhet që të vdesë Ziadin Sela e atëherë ta çmojmë. Pyet për logjikën e dikuj se pse nuk pyesin për policët por pyesin për të paBESËT…sepse e dimë të gjithë se 90% e Policëve janë shkije të VMRO e nuk pritej tjetër, por poashtu e dinin e mendonin se janë SHQIPTARË ata të paBESËt e tu që morrën votat e shqiptarëve me premtimin se do ti mbrojnë të drejtat e shqiptarëve dhe kur erdh momenti e treguan vetën se janë TRADHËTARË TË DYFISHT e nëse ju nuk do të ishit bashkëpunëtorë të VMRO dhe nëse ju së bashku me ata pesë të paBESËt nuk jeni si VMRO (kundër shqiptarëve) atëherë menjëherë, urgjentisht do të jepnit dorëheqje pa pikë diskutimi dhe të tregohi profesionist e të moralshëm para popullit shqiptarë që ua dha votën, për ndryshe herën tjetër nuk keni për të parë as gjysmë vote nga populli shqiptarë.

4. Ti mos pyet tjerët tash me të tregu se ku ishte e si ishte deputeti Vlatko Gjorçev tu i pasë “Pesë pelivanat” (tradhëtarë e të paBESË) e tu aty në parlament dhe të kishin ndejtur aty do të mundnin shumë mirë me të tregu se ku ishte, çka bëri e nga doli deputeti i VMRO. Fundja edhe pse deputet i VMRO u tregua më i mirë se ata pesë të PABESËT e paBESËS duke u dalë në ndihmë të gjithëve pa dallim a sllav ose shqiptarë, dhe hapi dyert e zyrës së tij për ti shtrirë deputetët e lënduar dhe për t’ua dhënë ndihmën e parë.

5. Kur në momentin e votimit të kryeparlamentarit shqiptarëju paskeni qenë në sallë, ju tregona pse nuk e votuat kryeparlamentarin shqiptarë? e mos na shitni përralla gomarësh se po të mos ishit ju çka do të ndodhte.

Ja çka do të ndodhte nëse nuk do të ishit ju aty: Ta kishte ditur populli ftyrën tuaj të vërtetë nuk kishte me ju dhënë as gjysmë vote, e ato vota do ti kishin pasur pesë deputetë tjerë shqiptarë që jo vetëm do të votonin kryeparlamentarin shqiptarë por edhe do të rrinin së bashku me deputetët tjerë shqiptarë deri në fund për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve me gjak ashtu siç veproi Ziadin Sela, tamam ashtu si e do BESA e shqiptarit e jo e paBESA e juaj.

6. Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI e tregoj publikisht gjatë votimit se është me LSDM dhe Nuhiu e tregoi se është kundër VMRO duke dhënë urdhër arrest e duke arrestuar e duke hequr nga detyra klyshët e VMRO.

Tash tregona ju se me cilën jeni (popullin shqiptarë ose me VMRO) që:

a)Nuk e votuat kryeparlamentarin por në ate moment ishit në sallë?

b) Për cilën punoni ju e kush u tha juve të dilni para se do të ndërhyjnë terroristat?

c) Kush jeni ju që dilni thoni, duke kënduar: “Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor” dhe jeni të parët që hikni me bishtin ndër shalë dhe me veprën tuaj vërtetoni e vulosni fjalët që ju vetë i thatë, se ju jeni tradhëtarë dhe në këte rast, mbrenda një periudhe kohore të shkurtër, me VEPRAT e juaja KONKRETE treguat se jeni tradhëtarë të dyfisht e të mëdhenj duke tradhëtuar më shumë se njëherë (mosvotim të kryeparlamentarit shqiptarë dhe ikje e mosmbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të cilët ua dhan mandatin për ti mbrojtur ato e jo të hikni në biruca të miut)

d) A ndjeni përgjegjësi profesionale e morale sikurse Nuhiu, që të jepni dorëheqje të gjithë pesë të paBESËt që hikën e tradhëtuan votën e popullit shqiptarë së bashku me AbdylaKIM Mehmetin që kërkon Ziadin Selan e vdekur (vetëm U.D.B.-ja më parë ka kërkuar e ka lëshuar kështu urdhëra?)

e) rilexonja këte tekst mirë e ngadalë dhe të përgjigjeni në çdo pyetje sepse populli shqiptarë don përgjigje për ate që ju bëtë, për mënyrën se si mundohi ti ikni të vërtetës e të devijoni nga ajo që bëtë me veprat e shëmtuara tuajat si dhe për ate që kërkoni të vrarë e të vdekur Ziadin Selën i cili për momentin është i shtritë në spital. Pra RILEXONI MIRË ÇDO PYETJE dhe të PËRGJIGJENI PARA POPULLIT e nëse jeni të moralshëm dhe profesionist, do të jepnit dorëheqje nga politika njëherë e përgjithmonë që të gjashtët (pesë të paBESËt së bashku me AbdylaKIM Mehmeti-n).

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *