Home / Lajme / Botë / Ja sa aeroplanë luftarakë u shkatërruan nga sulmi në Siri

Ja sa aeroplanë luftarakë u shkatërruan nga sulmi në Siri

Në sulmin raketor në Siri raportohet se janë shkatërruar 9 aeroplanë luftarakë

Mediat siriane shkruajnë se në sulmin raketor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në aeroportin ushtarak sirian, si përgjigje ndaj sulmit me gaz helmues në të cilin para tri ditësh kanë humbur jetën 86 persona, janë shkatërruar nëntë aeroplanë luftarakë të forcave të regjimit Bashar Al Asad.

Po sipas këtyre mediave në këto sulme kanë humbur jetën edhe nëntë civilë.

Russia Today shkruan se sipas xhirimeve të para pas sulmit shihen hangarët e shkatërruar, por edhe hangarë që kanë mbetur të paprekur nga sulmet.

Disa fotografi, po ashtu, tregojnë hangarë për të cilët është e paqartë nëse aty ka pasur aeroplanë, ose jo.

Sulmet e sotme ajrore janë aksioni i parë direkt ushtarak pas një kohe të gjatë, të cilin e kanë kryer SHBA-të kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al Asad.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *