Home / Lajme / Rajon / Ja si falsifikohen këpucët Adidas, Nike dhe Puma në Kosovë, zbulohet punishtja

Ja si falsifikohen këpucët Adidas, Nike dhe Puma në Kosovë, zbulohet punishtja

Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punishteje për falsifikimin e këpucëve sportive. Pas  marrjes së informacionit se në një ambient janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësitë e doganës kanë organizuar bastisjen e tij.

Pasi e kanë zbuluar në komunën e Skenderajt, kanë hasur në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë  sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare  të mbrojtura, disa nga  ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

1.      Makinat për qepje

2.      Makinat për shtypjen e etiketave

3.      Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve:

a.      Nike

b.      Adidas

c.       Puma

d.      Reebok

e.      Moster etj.

Të gjitha produket dhe pajisjet janë konfiskuar dhe ka nisur hetimi

Dogana e Kosovës fton qytetarët që të njoftojnë në telefonin me nr. 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandë./Gazetaexpress

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *