Home / Lajme / Rajon / Ja tarifa që do të paguajë çdo makinë për kalimin në Rrugën e Arbrit

Ja tarifa që do të paguajë çdo makinë për kalimin në Rrugën e Arbrit

Qeveria ka zbardhur tarifën që cdo makinë do të paguajë për kalimin në Rrugën e Arbërit. Kompania ka kërkuar të aplikohet një tarifë mesatare 4 euro për makinë dhe propozon që të ardhurat të ndahen me qeverinë në nivelin 50 për qind. Fluksi mesatar i mjeteve në rrugë pritet të jetë 3.690 makina/ditë.

“Duke aplikuar një tarifë mesatare prej 4 eurosh/ makinë të ardhurat nga pagesa e kalimit të rrugës do të jenë rreth 53 milionë euro për një periudhë 10¬vjeçare. Gjysmën e kësaj shume prej 26.5 milionë eurosh e përfiton kompania dhe kjo vlerë zbritet nga shuma totale e të ardhurave nga shteti. Çdo e ardhur mbi këtë vlerë i takon direkt buxhetit të shtetit. Vlera prej 246 milionë eurosh është vlera totale për pagesat e shtetit, plus pagesat nga tarifat e kalimit të makinave. Çdo e ardhur që i takon shoqërisë nga pagesat e kalimit të makinave, 50 për qind e shumës, zbritet nga pagesa që do të bëjë shteti, pra shteti paguan diferencën për të arritur te vlera 246 milionë euro”, shpjegohet në relacionin e vendimit, të siguruar nga Panorama.
Qeveria vlerëson se nëse të ardhurat nga e rrugës nuk realizohen, risku do të merret nga kompania. “Nëse do t’i referoheshim mënyrës se si janë shpërndarë risqet sipas këtij propozimi rezulton se kjo mënyrë përmbush parimin e shpërndarjes efektive të riskut, duke e bërë këtë projekt të partneritetit publik¬privat të realizueshëm. Nga studimi i fizibilitetit rezulton se shoqëria ‘Gjoka Konstruksion’ ka marrë përsipër pjesën më të madhe të risqeve dhe së bashku me to koston e tyre. Gjithashtu, kompania merr përsipër riskun e mosrealizimit të 50 për qind të të ardhurave të pritshme nga pagesat e përdoruesve të rrugës”, shpjegohet në relacion.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *