Home / Lajme / Botë / Janë gjetur 384 kilogram kokainë në paketimet me banane

Janë gjetur 384 kilogram kokainë në paketimet me banane

Policia gjermane kumtoi se ka zbuluar 384 kilogramë substancë, për të cilën dyshon se është kokainë, në paketimet me banane.

Të punësuarit në kompaninë në Leverkuzen, i kanë bërë thirrje policisë gjatë ditës së shtunë, duke theksuar se dyshojnë se kanë gjetur drogë në një anije, e cila paketimet i ka transportuar nga Ekuadori.

Në kumtesën e policisë shtohet se substanca është zbuluar në qindra kuti nga një kilogram, të fshehura në paketimet me banane, ndërsa mostrat e para të testuara treguan se bëhet fjalë për kokainë.

Përveç drogës, policia ka gjetur edhe GPS transmetues në njërën prej pakove, për të cilat besohet se kontrabandistët kanë dashur ta shfrytëzojnë për locimin e drogës.

Policia nuk e kumtoi vlerën e drogës

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *