Home / Lajme / Rajon / Janë shitur 67 për qind e aksioneve të portit të Selanikut

Janë shitur 67 për qind e aksioneve të portit të Selanikut

Gjashtëdhjetë e shtatë për qind e kapitalit aksionar të portit grek në Selanik është shitur në tender të Konzorciumit gjermano-greko-frencezo-kinez.

“Kjo shitje ishte pjesë e marrëveshjes së Greqisë me kreditorët e saj – Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar”, kumtoi Agjencia greke për Privatizim.

Konzorciumi ka ofruar 1,1 miliardë euro dhe është zgjedhur para dy kompanive konkurruese. Në Konzorcium janë “Dojçe invest ekviti partners” gjerman, “Beltera investment” grek dhe “terminal link” në të cilën janë CMS-CGM franceze dhe kompania shtetërore kineze “Çajna merçant holding interneshënëll”

Gjithashtu lexo

Haradinaj: Mos e lëndoni UÇK-në – (VIDEO)

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që askush të mos e ofendojë UÇK-në, meqë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *