Home / Kuriozitete / ‘Jashtë Botës’, ky është propozimi më i veçantë për martesë

‘Jashtë Botës’, ky është propozimi më i veçantë për martesë

Propozim martese jashtë nga bota për një çift të fejuarish amerikanë, që shkëmbyen premtimin e madh falë ndërmjetësimit të një arushi të bardhë prej pellushi me një zemër të madhe të kuqe të lëshuar në kufijtë e atmosferës, me një balonë sondë.

Mbrapa arushit ndodhet një pamje e mrekullueshme e Tokës, ndërsa në plan të parë kartolina ku shkruhe, “Amy, je me të vërtetë përtej botës! A do të martohesh me mua?”.

Kjo sipërmarrje që përfundoi me një “po”, u sajua nga Erik Rasmussen, një i apasionuar për hapësirën që jeton në Oregon.

Ky djalosh me 500 dollarët që harxhoi për këtë mesazh, jo vetëm që pushtoi përgjithmonë zemrën e të dashurës së tij, por kontribuoi gjithashtu financiarisht në projektin “Earth to sky calculus”, nëpërmjet të cilit studentët kalifornianë lëshojnë balona sondë për të matur efektet e rrezatimit mbi atmosferën e tokës dhe për të kërkuar forma të reja jete në zonën më ekstreme, atë të stratosferës.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *