Home / Shëndeti / Jo mjaltë për më të vegjlit – Arsyet për kujdes

Jo mjaltë për më të vegjlit – Arsyet për kujdes

Mjalti është një nga produktet më të vlefshme për njeriun dhe mbi të gjitha krejt natyral. Vlerat e tij e bëjnë shumë të natyrshme idenë e të ushqyerit të fëmijëve të vegjël me mjaltë. Por mjekët rekomandojnë fort që fëmijët nuk duhen ushqyer me mjaltë pa mbushur 1 vjeç. Ekspertët janë të mendimit se foshnjat nuk duhet të provojnë mjaltin, për shkak të një rreziku që u kanoset nga sporet e një bakteri të quajtur Clostridium botulinum bacterium, i cili mund të shkaktojë botulizmin foshnjor. Ky bakter mund të zërë vend në sistemin tretës akoma të brishtë të fëmijës dhe të shkaktojë këtë sëmundje të rrallë por edhe fatale.  Simptomat e kësaj sëmundjeje përfshijnë konstipacionin, apatinë dhe mungesën e oreksit. Natyrshëm të lind pyetja: si mund ta heqim këtë bakter nga mjalti? Për fat të keq mjalti nuk mund të përpunohet mjaftueshëm për të hequr bakterin në fjalë dhe çdo përpjekje e tillë do të çonte në prishjen e vlerave të mjaltit. Nëse i keni dhënë foshnjës suaj mjaltë, nuk ka arsye për panik. Botulizmi foshnjor është një sëmundje e rrallë. Pasi fëmija të ketë mbushur një vjeç, zorrët dhe sistemi i tyre është formuar plotësisht dhe bakteret nuk zënë dot vend. Nëse e ushqeni fëmijën tuaj me fruta të tharta, mund t’i ëmbëlsoni ato me banane pelte, qumësht gjiri ose qumësht formule për fëmijë.

Të rriturit dhe fëmijët mbi 1 vjeç janë natyrshëm të mbrojtur nga bakteri Clostridium botulinum, sepse mikroorganizmat që gjenden në sistemin tretës, parandalojnë zhvillimin e këtij bakteri. Ushqimet e gatshme për fëmijë, si drithërat që përmbajnë ëmbëlsues natyralë, janë të sigurt sepse produktet i janë nënshtruar një nxehtësie të lartë të mjaftueshme për të shkatërruar bakteret. Nëse foshnja juaj shfaq simptomat e botulizmit – konstipacion, dobësim të muskujve, probleme me thithjen e qumështit, apati, të qara të pandërprera dhe përgjumje të zgjatur, konsultohuni menjëherë me një mjek pediatër. Një arsye tjetër se përse foshnja juaj nuk duhet të konsumojë mjaltë ose sheqer, është se këto dy produkte dëmtojnë paraprakisht dhëmbët që po përgatiten të dalin. Nëse dëshironi t’i bëni ushqimet e bebes suaj më aromatikë, atëherë shtoni pure frutash, banane të shtypur, e të tjera si këto. Këto ushqime janë natyralisht të ëmbla dhe përmbajnë vitamina dhe minerale. Ekspertët gjithashtu rekomandojnë të mos i ushqeni të vegjlit tuaj nën 1 vjeç me kos të ëmbëlsuar ose lëngje me fruta dhe perime të gatshme të cilat përmbajnë mjaltë. Trajtimit i këtyre produkteve me nxehtësi të lartë mund të ketë shkatërruar disi bakterin e rrezikshëm, por kjo nuk do të thotë që produkti nuk ka nivele të tij.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *