Home / Sport / John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve dhe i propozon martesë të dashurës

John Cena ulet në gjunjë para 70 mijë njerëzve dhe i propozon martesë të dashurës

Të dielën mbrëma në ‘WrestleMania 33’ ka ndodhur një sensacion, i cili mori gjithë vëmendjen e publikut të pranishëm dhe tifozëve që shikonin përmes ekraneve.

Legjenda e WWE, John Cena, është ulur në gjunjë për t’i propozuar martesë të dashurës së tij, Nikki Bella, përpara 70.000 të pranishmëve.

Përgjigja ishte ‘PO’ që u shoqërua me puthje
Ngjarja ndodhi menjëherë pasi Cena dhe Bella mposhtën çiftin The Miz dhe Maryse, të cilët janë të martuar në jetën reale.

“Këtë e ke dashur para një viti. Lëndove qafën dhe bëre gjithçka për t’u kthyer, sepse dëshiroje një moment në WrestleMania. Jam shumë krenar me ty…”.

“Të kam premtuar se do ta them kur të jetë momenti i duhur. Dhe tash është momenti i duhur”, tha mes tjerash Cena në fjalimin e tij emocionues, para se t’ia parashtronte pyetjen për martesë. Dhe përgjigja ishte ‘PO’ që u shoqërua me puthje.

Çifti është në lidhje që nga viti 2012, ndërsa 39-vjeçari e kompletoi propozimin e tij duke ia dhuruar partneres unazën e fejesës.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *