Home / Showbiz / Jusuf Ajredini sjell hitin “Jam Student” (Video)

Jusuf Ajredini sjell hitin “Jam Student” (Video)

Këngëtari nga Tetova Jusuf Ajredini sot lançoi klipin e ri me titull ”Jam Student”, tekstin e këngës e shkroi Vigan Sulejmani, muzika Studio Meti Gv kurse për klipin u përkujdes Televizioni Koha.

Dëshira për të sjellë një këngë për studentet ishte e hershme edhe duke e pa situaten aktuale doja edhe unë si artistë të reflektoj nëpërmjet satirës. Vetë kam qenë student dhe shohë ndryshime të dukshme nga viti në vit se çka po ndodh me arsimin dhe nivelin e tij në vend e rrethin nuk kam koment.
Një proverb popullore thot; ,,Fshati që digjet nuk do kallauz”,prandaj nuk dua të flas më shumë vetëm shpresoj që e ardhmja të jet më e mire se e sotmja.
Fabula e këngës paraqet një tip studenti avanturier që realisht do ta kritikoja dhe do të thoja se pasionet e tilla jan jetshkurtër dhe tallje kalimtare,andaj nuk do të doja të rinjtë dhe të rejat të ndjekin një model të këtill.
Artistet,shkrimtarët mundohen të godasin në mënyrë të butë dhe të bukur por me një mesazh të fortë e kritik,realisht ju a them me bindje të plot nxënësve e studentëve se investimi ma i madhë që njeriu mund të bëj për veten e tija është nxënia e dijes.
Puno,mëso,studjo 3 a 4 vite dhe pjesën tjetër të jetes kaloje pa lodhje. Kjo duhet të jet motoja e çdo studenti.

Shpresojmë që fansat do ta pëlqejnë klipin…

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *