Home / Kryesoret / Juventus dhe Monako kalojnë  në gjysmëfinale – (VIDEO)

Juventus dhe Monako kalojnë  në gjysmëfinale – (VIDEO)

Juventus dhe Monako mbrëmë arritën të plasohen në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve pas eliminimeve të Barselonës, respektivisht Borusia Dortmundit.

Në “Kamp Nou” Barselona dhe Juventusi luajtën pa gola, dhe kështu “Zonja e Vjetër” me fitoren nga ndeshja e parë me rezultatin 3:0 u plasua në gjysmëfinale.

Në ndeshjen e dytë, Monako e mundi Borusia Dortmundin me rezultatin 3:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:3 nga të dy ndeshjet u plasua në gjysmëfinale. Golashënues për Monakon ishin Kilian Mbape në minutën e 3-të, Radamel Falkao në minutën e 17-të dhe Valer Zhermen në minutën e 81-të, ndërsa golin për “milionerët” e shënoi Marko Rojs në minutën e 48-të.

Të martën në gjysmfinale u plasuan Real Madrid dhe Atletiko Madrid.Tërheqja e shortit do të mbahet nesër në Nion.

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *