Home / Lajme / Kronika e zezë / Ka filluar autopsia e trupit të pajetë të Naser Makollit

Ka filluar autopsia e trupit të pajetë të Naser Makollit

Sot rreth orës 10 të paradites së sotme ka filluar të bëhet autopsia e ish të burgosurit Naser Makolli, i cili ndërroi jetë dje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Makolli ka qenë edhe ish-cimer dhome me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Ai ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut.

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Ai madje kishte treguar momentin kritikë kur e kishte gjetur të shtrirë për toke Deharin, i cili në gojën e tij kishte pasur një shishe të plastikës.

Naser Makolli ka ndërruar jetë në QKMF në Lipjan, edhe pse ishte reanimuar por nuk kishte mundur të mbijetonte.

I ndjeri ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Suhareka, Egzon Mazreku.

Gjithashtu lexo

Dy fëmijë mbyten në liqenin e Shkodrës

Burime nga policia thanë se rreth orës 16:00, ka ardhur një telefonatë në Sallën Operative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *