Home / Sport / Kampionati spanjoll, Atletico ndërlikon pozitat në renditje, dorëzohet ndaj Villarealit

Kampionati spanjoll, Atletico ndërlikon pozitat në renditje, dorëzohet ndaj Villarealit

Atletiko e Madridit u dorëzua brënda në “Visente Kalderon” përballë Vijarealit. Skuadra kryeqytetase u mposht me rezultatin 1-0 duke i ndërlikuar pozitat në klasifikim, dhe tashmë rrezikon kualifikimin e drejtpërdrejtë në grupet e Ligës së Kampionëve. Malaga mposhti në transfertë Granada me rezultatin 2-0. U mbyll në barazim takimi Gijon-Espanjol

Atletico e Madridit kompromentin kualifikimin e drejtpërdrejtë në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. “Rojiblancot” u dorëzuan brënda në “Calderon” përballë Villarealit me rezultatin 0-1. “Nëndetëset e verdha” aktualisht mbajnë vendin e 4-ët. Shanset nuk i munguan ekipit madrilen dhe në një moment u desh ndërhyrja në dy kohë e Fernandezit për ti mohuar golin Correas, në vijimësinë e aksionit portieri ndali edhe tentativën me kokë të Saul Niguezit.

Fantastik u tregua gardiani spanjoll edhe në minutën e 32-të kur devijoi goditjen e Griezmann nga një distancë e afërt, ndërsa Gaitan me kokë nuk gjeti kuadratin. Atletico pati një tjetër mundësi të përsosur në fraksionin e dytë. Gaboi dhe Gaitan pasi përfitoi nga një gabim i mesfushës së Villarealit u shfaq i vetëm me Augusto Fernandezin, por edhe në këtë rast gardiani 30 vjeçar rezultoi vendimtar me ndërhyrjen e tij.

Më vonë Fernando Torres me kokë nuk e dërgoi në kuadrat tentativën e tij. Pavarësisht rasteve të skuadrës nga Madridi, ata që realizuan ishin lojtarët e Villarealit dhe më konkretisht Roberto Soriano, Filipe Luiz gaboi kontrollin, Bakambu përfitoi menjëherë dhe u shkëput nga e djathta përpara se ti servirte sulmuesit italian një pasim që kishte vlerën e një goli të shënuar.

Një disfatë befasuese për Atleticon e Madridit, sidomos për mënyrën se si rrodhën ngjarjet. Distanca mes vendit të 3-të i cili të dërgon direkt në grupet e Championsit dhe që mbahet momentalisht nga “rojiblancot” dhe Sevillës është vetëm 3 pikë. Andaluzët kanë shansin që me një fitore të mundshme të enjten përballë Celta Vigos të 0-jnë diferencën me Atleticon.

 

Në takimet e tjera Malaga thuajse e ndëshkoi përfundimisht Granadën me rënien në Segunda Divizion. Bardhekaltërit që në këtë takim ishin veshur me të verdhë triumfuan 2-0 në “Los Carmenes” kundër ekipit të drejtuar nga ish kapiteni i Arsenalit, Tony Adams. Goli i avantazhit për andaluzët erdhi në fillimin e pjesës së dytë falë një të goditjeje tejet të saktë të Sabdro Ramirezit. Ish lojtari i Barcelonës ishte ai që i mbylli llogaritë e sfidës në minutën e 92-të falë një diagonaleje potente që pushoi drejt e në rrjetë. U mbyll në barazim 1-1 përballja mes Sporting Gijonit dhe Espanyolit. Vendasit kaluan të parët në epërsi me Rodriguezin. Goli i barazimit për bardhebluë u shënua nga Gerard Moreno në pjesën e dytë.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *