Home / Lajme / Botë / Kancelarja Merkel i jep Britanisë dosjen sekrete për Vladimir Putin

Kancelarja Merkel i jep Britanisë dosjen sekrete për Vladimir Putin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka dorëzuar shërbimit të inteligjencës së Britanisë së Madhe dosjet e shërbimit sekret gjermane BND për presidentin rus Vladimir Putin.

Siç shkruan gazeta gjermane “Fokus”, janë dorëzuar edhe dosjet për analizën për gjendjen në Krime.

Merkel, sipas informacioneve të “Fokus”, është takuar të paktën dy herë me tre shefa të shërbimit sekret britanik për shkak të kërcënimeve terroriste në Gjermani dhe Evropë.

Takimet janë kritikuar ashpër nga ekspertët gjermanë për siguri.

Në takimin e fundit, sipas “Fokus”, janë dorëzuar dokumente të besueshme të Zyrës  6 në kabinetin e kancelares për shërbime të inteligjencës.

Kjo, sipas gazetës, është bërë pa dijeninë e autoriteteve qeveritare.

Në bisedimet e mëvonshme me kolegët gjermanë, informuesit britanikë kanë shfaqur çudinë se pse Merkel nuk ka informuar shërbimin e vet për takimet në Britaninë e Madhe.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *