Home / Kryesoret / Kandidatja për Bashkinë e Kavajës tërhiqet nga gara: Burri im vlen më shumë se një karrige

Kandidatja për Bashkinë e Kavajës tërhiqet nga gara: Burri im vlen më shumë se një karrige

Silvana Daja, një nga kandidatet e Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës, është tërhequr papritur sot nga kandidimi.

Gruaja e ish-kreut të PS në Kavajë, Gentian Daja ka thënë se Kavaja është kthyer në një mollë sherri dhe thotë se ajo nuk do të jetë bllokuese e fateve të të tjerëve.

“Pavarësisht se në jetën time nuk i kam bërë keq asnjë mize dhe do doja të jepja më të mirën nga vetja në këtë proces, zhurma e ngritur kaloi çdo imagjinatë dhe parashikim duke sulmuar bashkëshortin tim i cili për mua vlen më shumë se një karrige. Ndaj, nisur nga molla e sherrit, që Kavaja e vogël por e bukur ka shkaktuar në politikën e madhe, me keqardhje dua të heq dorë nga ky kandidim dhe të tregoj tolerancën që më karakterizuar gjithë jetën me qëllim që asnjëherë mos jem bllokuese e fateve të askujt. Një falenderim për gjithë qytetarët të cilët pavarësisht kohës së shkurtër, më kanë mbështetur dhe kanë qënë të gatshëm të bëjnë këtë udhëtim me mua. Gjithashtu falenderoj çdo socialist dhe socialiste që ka qënë përkrahës i emrit tim”, ka thënë Silvana Daja për newsbomb.al.

Zgjedhjet në Kavajë sollën një përplasje mes PS- LSI. Luan Rama tha se LSI nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet e Kavajës, pasi PS nuk e kishte pyetur për kandidatin e paraqitur.

Ndërsa Saimir Tahiri tha se ishte e drejta e PS që të sillte alternativën e saj për këtë qytet.

Pas zhurmës së krijuar kryeministri Rama deklaroi se PS nuk kishte paraqitur asnjë kandidat zyrtarë për zgjedhjet në Kavajë./dritare.net

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *