Home / Lajme / Rajon / Kapen 211 kg kanabis në Igumenicë, në pranga dy shqiptarë

Kapen 211 kg kanabis në Igumenicë, në pranga dy shqiptarë

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në flagrancë mëngjesin e së hënës, duke transportuar me dy automjete 211 kilogramë kanabis sativa, në vendin e quajtur Paliuri, pranë Igumenicës.

Sipas policisë vendase, dy të arrestuarit janë 27 dhe 30 vjeç, ndërkohë që emrat e tyre nuk bëhen publikë. Autoritet greke thanë se kishin informacion se po transportohej sasi droge nga kufiri shqiptar në brendësi të territorit grek.

Prej informacioneve rezultoi se lënda narkotike ishte fshehur në dy automjete me targa greke, të përdorura nga trafikantët. Ata iu thanë policëve se do ta dërgonin kanabisin në Athine, ku do t’ua dorëzonin anëtarëve të tjerë të bandës, edhe ata shtetas shqiptarë, raporton top channel. Dy të arrestuarit u dërguan në gjykatën e Igumenicës, e cila vendosi masën e sigurisë “burg pa afat”, si dhe vendosi sekuestron për dy automjetet dhe celularët e trafikantëve. Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të tjerë të organizatës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *