Home / Kryesoret / Kapet hajduti i Durrësit, zbardhen rastet ku vuri dorë

Kapet hajduti i Durrësit, zbardhen rastet ku vuri dorë

Një person në Durrës i dyshuar për një sërë vjedhjes, është vënë në prangat e policisë.

Afrim Idic 35 vjeç, banues në Durrës, u arrestua ditën e djeshme, pas hetimeve që zgjasnin prej disa kohësh ndaj tij.

Ai akuzohet për së paku tre raste të dokumentuara, ndërkohë që dyshohet për raste të tjera.

Më konkretisht ai dyshohet se më 11 prill në lagjen Nr. 11 ka vjedhur 5000 lekë të reja në një internet- kafe më pronësi të F.I., 26 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu dyshohet se më 28 prill në lagjen Nr.13, Plazh ka vjedhur 1000 lekë të reja më banesën e shtetases M.B., 63 vjeçe.

Ndërsa po më 28 prill, këtë të premte në lagjen Nr. 14, dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e V.K.. 46 vjeçe.

Ndaj tij vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *