Home / Kryesoret / Karl Bild për vizitë në Shkup – (VIDEO)

Karl Bild për vizitë në Shkup – (VIDEO)

Bashkë-kryesuesi i Këshillit të Evropës për marrëdhënie me jashtë Karl Bild sot dhe nesër qëndron në Maqedoni. Ai ka paralajmëruar vizitën e tij në rrjetin social Tuiter ku mes tjerash ka shkruar se do të zhvilloj takime me udhëheqësit politik të vendit.

Do të zhvillojmë takime me presidentin, liderët e partive më të mëdha politike, ambasadorët relevant dhe ekspertë të pavarur. Nëse, pastaj ne nga Komisioni Evropian për Çështje të Jashtme do të mund ti formulojmë rekomandimet për politikën evropiane mbetet të shohim. Vizitat e shumta të politikanëve evropian në nivele të ndryshme deri më tani nuk kanë arritur të ndihmojnë të tejkalohet bllokada politike”, ka shkruar Bild në rrjetin social -ka shkruar Karl Bild, transmeton Televizioni Koha.

Lidhur me krizën e krijuar në vend Bild gjithashtu ka theksuar:

Nuk i shihet fundi krizës kushtetuese në Shkup. Duket se dallimet në qëndrimet e tyre po thellohen më shumë. Situata është e rëndë – tha Karl Bild, transmeton Televizioni Koha.

Ish kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë Karl Bild, viteve të kaluara gjatë krizës politike në Maqedoni dhe përgjithësi në Ballkan nuk kishte kursyer deklaratat e tij që bënin thirrje për qetësi. Ai, madje kishte deklaruar se luftëra si ato para 27 viteve në Ballkan nuk duhen përsëritur. Në të kaluarën Karl Bild ishte deputet i posaçëm i Bashkimit Evropian për Ish Jugosllavi, përfaqësues i lartë i unionit për Bosnjë- Hercegovinë si dhe deputet i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Bild vjen në Maqedoni pikërisht kur Kuvendi do të rinis aktivitetet e tij pas pushimit 5 ditor me rastin e festave të Pashkëve. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *