Home / Kryesoret / Karl Bild takon Ali Ahmetin

Karl Bild takon Ali Ahmetin

Ish-kryeministri dhe shef i diplomacisë së Suedisë, Karl Bild sot në Shkup duhet të bisedojë me përfaqësues të partive politike lidhur me krizën politike në Maqedoni.

Sot paradite Bild do të ketë takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa më vonë në selinë e partisë edhe me njeriun e parë të BDI-së, Ali Ahmeti. Gjatë ditës pritet ai të bisedojë edhe me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së dhe Besës.

Në pritje të takimeve në Shkup, Bild në tuiter shkroi se nuk po shihet fundi i krizës kushtetuese në Maqedoni.

“Duket se dallimet në qëndrime janë gjithnjë e më të thella. Situata është e rëndë”, thotë Bild, i cili është ish-i dërguar evropian për Ballkanin. Ai nuk jep detaje për vizitën në Shkup dhe për takime eventuale.

Karl Bild tani është bashkëkryesues me Këshillin Evropian për Punëve të Jashtme, organizatë joqeveritare e cila merret me analiza politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *