Home / Sport / Katastrofë për Shaqirin! Ja çfarë po ndodh me të

Katastrofë për Shaqirin! Ja çfarë po ndodh me të

Xherdan Shaqiri po kalon një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës.

Ai do të mungoj edhe në ndeshjen e radhës të Stoke ndaj Leicester.

Besoni ose jo, Xherdan Shaqiri e ka luajtur ndeshjen e fundit për Stoke Cityn në janar, në barazimin ndaj Manchester Cityt 1:1.

Ylli i Zvicrës nuk do të jetë gati as për ndeshjen ndaj Leicester City, e cila luhet nga ora 16:00 në kuadër të javës së 29-të të Premierligës.

Ylli kosovar, kishte kaluar lëndimin e pësuar në janar, por fatkeqësisht është lënduar sërish në fitoren e Zvicrës ndaj Letonisë, në kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018’.

“Shaq është duke luftuar me një dëmtim në pulpën e këmbës përsëri për fat të keq”, ka deklaruar trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes.

Hughes ka konfirmuar se lëndimi i Shaqirit është i njëjtë me lëndimet që sulmuesi ka pësuar edhe në të kaluarën.

Ai shpreson se ish futbollisti i Interit dhe Bayern Munich, së shpejti do ta kalojë edhe këtë lëndim.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *