Home / Lajme / Botë / Katër persona humbën jetën në një stuhi dëbore në Turqi

Katër persona humbën jetën në një stuhi dëbore në Turqi

Katër persona humbën jetën në një stuhi dëbore, që dje e goditi Turqinë, njoftuan autoritetet turke.

Në Provincën jugore Mersin stuhia u shoqërua me erë me shpejtësi deri në njëqind kilometra në orë, ku u rrëzuan shtylla elektrike dhe pemë, njoftoi drejtoria lokale meteorologjike.

Në rajonin Akdenis humbi jetën një grua 28-vjeçare, ku për shkak të erës një pemë u rrëzua mbi të, njoftoi Anadollu.

Në Provincën veriore Trabzon humbi jetën një burrë 71-vjeçar, mbi shtëpinë e të cilit u rrëzua një shkëmb, dhe më pas janë evakuuar 14 familje.

Stuhia e përfshiu edhe pjesën verilindore të Turqisë, ndërsa në provincën Artvin humbi jetën një person, mbi të cilin u rrëzua një trung peme  derisa punonte në fermë.

Viktimë e motit të keq në Turqi ishte edhe një 55-vjeçare nënë e katër fëmijëve nga provinca Ardahan, në pjesën lindore të vendit.

Erë e fortë u vërejt edhe në provincat Riza, Nevshehir, Sivas, Jozgat, Sirt, Erzurum dhe Erzixhan.

Sipas paralajmërimeve të meteorologëve  moti duhet të stabilizohet sot pasdite.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *