Home / Lajme / Botë / “Kemi 5 milionë bomba atomike të transportuara nga fëmijët”, Koreja e Veriut kërcënon botën

“Kemi 5 milionë bomba atomike të transportuara nga fëmijët”, Koreja e Veriut kërcënon botën

“Do t’ju zhdukim me 5 milionë bomba bërthamore të transportuara nga fëmijët”., – kjo është deklarata e frikshme e bërë nga kreu i rinisë komuniste të Koresë së Veriut kundrejt Koresë së Jugut dhe SHBA-ve pak orë më parë, e cila ka rritur edhe më tej tensionet në gadishullin korean, përcjell Albeu.com.

Koreja e Veriut ka arritur të prodhojë bombë bërthamore, por është ende në fazat e testimit të raketave ç’ka ka rritur edhe më tej tensionet me sivëllezërit jugor, Japoninë si edhe aleatin më të madh të tyre, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deklarata vjen në një kohë kur Koreja e Veriut organizoi një stërvitje të madhe ushtarake gjatë ditës së djeshme duke lëshuar batare zjarri mbi një ishull të pabanuar me artileri të rëndë ndërkohë që flota amerikane e aeroplanmbajtëseve dhe nëndetëseve ndodhet në ujërat e Koresë së Jugut.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *